Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenca irlandeze e Bashkimit Evropian, për të premten e caktoi mbledhjen speciale të ministrave të Brendshëm të unionit.
Takimi do të mbahet pas thirrjeve të shumta që u bënë në Evropë për t'i çuar përpara masat e përbashkëta për luftimin e terrorizmit, pas sulmeve në Madrid që lanë 200 të vrarë dhe rreth 1.500 të plagosur.
Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi u kërkoi liderëve të unionit të sajojnë një plan të përbashkët anti-terror.
"Sulmet me bomba në Spanjë na përkujtojnë për domosdoshmërinë që të përgatitemi për kërcënimet ndaj sigurisë sonë", tha Prodi.
Sot në mesditë, qytetarët e Evropës me tre minuta heshtje i nderuan viktimat e sulmeve në Madrid.
XS
SM
MD
LG