Ndërlidhjet

TIRANË


Banka Botërore ka mbështetur propozimin e Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit të Shqipërsië, për ndërtimin me koncension të rrugës Durrës -Kukës. Ministri i Transporteve Spartak Poçi është takuar me drejtorin e Projekteve të Infrastrukturës në Shqipëri pranë Bankës Botërore, Cezar Queiros. Në këtë takim, Banka Botërore kërkoi përfshirjen e sektorit privat në financimin e punimeve dhe mënyrën koncensionale, përveç financimeve të njohura të qeverisë shqiptare dhe të bankave të tjera. Përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë deklaruar se do të japin rreth 31.5 milionë dollarë për financimin e segmentit rrugor Milot - Rrëshen.
XS
SM
MD
LG