Ndërlidhjet

MITROVICË


Tre fëmijë janë zhdukur, ndërsa një tjetër është lënduar lehtë në fshatin Çabër të Mitrovicës.
Burimet lokale thanë se tre fëmijët shqiptarë janë zhdukur pas një përleshjeje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokalë.
Zëdhënësja e policisë ndërkombëtare në Mitrovicë Tracy Baker, deklaroi.
"E gjitha që dimë është se tre fëmijë janë zhdukur nga fshati Çabër, ndërsa një fëmijë tjetër është gjetur me lëndime dhe pas trajtimit është liruar, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të fëmijëve të zhdukur", tha Baker duke mos komentuar rrethanat e zhdukjes së fëmijëve dhe as përkatësinë e tyre etnike.
XS
SM
MD
LG