Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u bëri thirrje aleatëve në Evropë të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin e Irakut.
Komentet vijuan pas rezultateve të papritura në zgjedhjet e së dielës në Spanjë, që sollën qeverinë e re, e cila tha se menjëherë do t'i tërheqë trupat e saja nga Iraku.
Shumica i panë ndryshimet si përgjigje ndaj sulmeve të tmerrshme terroriste, që lanë 201 të vrarë.
Në takimin me kryeministrin e Holandës Jan Peter Balkenende, trupat e së cilës janë në Irak dhe Afganistan, presidenti Bush tha se nuk ishte vetëm Spanja ajo që vuajti nga terrorrizmi, dhe bëri thirrje për unitet të popujve të lirë si kurrë më parë.
"Mendoj se terroristët do të vrasin jetëra të pafajshme që ta frikësojnë botën. Ata janë vrasës gjakftohtë. Do t'i vrasin të pafajshmit që ta lëkundin vullnetin tonë, por kurrë nuk do t'i lëkundin Shtetet e Bashkuara", tha Bush, për të vazhduar.
"Ata nuk kanë vrarë vetëm në Spanjë, por vranë në Shtetet e Bashkuara, në Turqi dhe Arabinë Saudite. Vrasin kudo që munden. Por është esenciale që bota e lirë të mbetet e fuqishme, e vendosur dhe e përcaktuar", tha presidenti amerikan.
Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë Scot McClellan paralajmëroi se Spanja mund të dërgojë mesazhe të tmerrshme nëse lejon që politika e saj të ndikohet nga terroristët.
XS
SM
MD
LG