Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Terrorizmi ishte në fokus të bisedimeve ndërmjet presidentit francez Jacques Chirac dhe kancelarit gjerman Gerhard Schroeder.
Pas takimit, Chirac tha se Franca nuk është imune nga sulmet terroriste dhe bëri thirrje për syçeltësi të vazhdueshme.
"Sot Franca nuk është shënjestër specifike e terrorizmit, por ashtu si të gjitha demokracitë, nuk është imune nga aktet terroriste", tha presidenti francez.
Duke bërë thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit, Schroeder deklaroi.
"Terrorizmi s'mund të luftohet vetëm me ushtri. Duhet luftuar rrënjët e terrorizmit, ndër të cilat, padyshim janë mungesa e zhvillimit ekonomik në botën e tretë", tha Schroeder.
XS
SM
MD
LG