Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Kryeministri i ardhshëm i Spanjës, Joze Luis Rodriguez Zapatero ka thënë sot se "okupimi i Irakut ishte një fiasko". Këto komente zoti Zapatero i bëri në një intervistë në radiostacionin Onda Cero, duke komentuar disa paralajmërime të tij për mundësinë e tërheqjes së 1300 ushtarëve spanjollë nga Iraku.

Zoti Zapatero mëtutje tha:
- Të gjitha vendimet e qeverisë së përparshme, lidhur me Irakun, ishin të një-anshme, ajo nuk respektoi mendimet e shtetasve dhe kjo nuk mund të jetë kështu. Okupimi ka qenë një fiasko. Më shumë ka pasur të vdekur pas luftës se sa gjatë luftës.

Ai mëtutje është shprehur se qëndrimet e tij do t'ua shpjegoj aleatëve, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.
XS
SM
MD
LG