Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana ka dënuar përleshjet e dhunshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, që shkaktuan vdekjen e disa personave. "Këto akte kriminale janë krejtësisht të papranueshme dhe e dëmtojnë shumë progresin e Kosovës kah një ardhmëri më e mirë. Kryerësit e këtyre veprave duhet të sillen para drejtësisë" – thuhet në kumtesën nga zyra e zotit Solana. Mëtutje, ai u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që ti bashkohen në dënimin e dhunës dhe që të punojnë me Kombet e Bashkuara dhe me forcat e Natos për rivendosjen e rregullit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG