Ndërlidhjet

SHEA:"DHUNA NUK ËSHTË RRUGË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE"


JEAMIE SHEA, drejtor për informim i NATO-s


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Shea si e shihni ju situatën që është krijuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit?

J. SHEA
Situata është jashtëzakonisht serioze. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shumë të alarmuar prej saj. Kemi parë dhunë sot jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në vende të tjera, dhe kemi vënë re tashmë që kjo dhunë çoi në vdekjen e disa personave dhe plagosjes së shumë të tjerëve, si dhe plagosjen e 11 ushtarëve të KFOR-it, 3 prej të cilëve seriozisht dhe të gjithë ishin ushtarë francezë. Sigurisht është tmerrues fakti që njerëzit sulmojnë ushtarët e KFOR-it, të cilët janë atje për t'i ndihmuar, të ndihmojnë të gjithë komunitetet etnike, dhe të përpiqen të vendosin rregull dhe ligj. Prandaj, natyrisht siç edhe mund të prisni, ne i bëjmë thirrje komunitetit shqiptar dhe serb, që të ndërpresin menjëherë dhunën, i bëjmë thirrje lidershipi politik të të dyja komuniteteve që të distancohen nga dhuna dhe t'i nxisin njerëzit që të qetësohen dhe të mos dalin nëpër rrugë por të rrinë në shtëpi. Kuptohet që kur fëmijët vriten, ose të rinjtë qëllohen, pasionet rriten. Por drejtësia nuk është çështje e demonstratave masive. Drejtësia i përket policisë, autoriteteve gjyqësore, ata duhet të bëjnë hetimet, dhe të sjellin autorët e vërtetë të këtyre krimeve para drejtësisë. Ky është një kthim mbrapa për Kosovën në mënyrë të dukshme në përpjekjet për të krijuar një komunitet multientik të qetë. Nga kjo situatë vetëm ekstremistët do të përfitojnë, ndërsa shumica e njerëzve të rëndomët do të jenë humbës dhe jo fitues. Kështu që shpresojmë se tani që shikojmë pasojat e kësaj dhune absurde ajo të pushoj, do të shkojnë në shtëpi dhe do të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe UNMIK-un dhe me policinë e Kosovës në rivendosjen e rregullit sa më shpejt që të jetë e mundur. KFOR-i do të bëjë ç'është e mundur, do të vendosë të gjitha forcat dhe rezervat e tij në Kosovë në ndihmë të rivendosjes së rendit sa më shpejt që të jetë e mundur.

RADIO EVROPA E LIRË
Thuhet se përveç krizës në Mitrovicë dhe Çagllavicë pranë Prishtinës, egziston rreziku i përhapjes së krizës edhe në vende të tjera të Kosovës?

J. SHEA
Sigurisht që ka rrezik të përhapjes sepse ka enklava të tjera serbe nëpër gjithë vendin dhe egziston rreziku që dhuna të përhapet edhe atje. Puna jonë por edhe puna e lidershipit politik kosovar, të të dyja palëve, është që të bëjnë të mundur që ajo të mos prëhapet duke ndërhyrë tani si politikisht ashtu edhe ushtarakisht për të shpërndarë turmat, për të hequr bllokimet e rrugëve, dhe për të siguruar që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe në shtëpitë e tyre. Ne do bëjmë krejt çështë e mundur, por sigurisht njerëzit e Kosovës duhet të duan të njëjtën gjë si ne dhe ajo është një Kosovë paqësore dhe me mirëqënie. Për të arritur këtë ata duhet të bashkëpunojnë me ne. Dhe supozimi se diçka do të arrihet përmes dhunës është tërësisht i gabuar.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se forcat ndërkombëtare do të mbajnë nën kontroll situatën dhe të ndalin këtë shpërthim që ndodhi brenda vetëm një dite?
J. SHEA
Sigurisht që do mundemi. Kemi 17 000 trupa në Kosovë, kemi një shërbim policor kosovar multietnik që funksionon, kemi UNMIK-un etj. Por, do të ndodhë më shpejt siç e thashë pak më parë, nëse populli i Kosovës do të bashkëpunojë me ne dhe ta kuptojnë vetë që dhuna nuk çon asgjëkundi. Sigurisht duam që ata të bashkëpunojnë me ne, të jenë pjesë së zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.

XS
SM
MD
LG