Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qindra qytetarë të Prishtinës janë mbledhur në dalje të Prishtinës, duke u munduar të thyejnë barrikadat e ngritura nga ana e KFOR-it, në magjistralen Prishtinë-Shkup. Pas kësaj përpjekje ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it.
Shefi i Shtabit të Krizës në Ministrinë e Shëndetësisë, Pleurat Sejdiu thotë se gjatë ditës në QKU janë pranuar 21 të plagosur, që vijnë nga Obiliqi dhe rrethinat e Prishtinës. Shumica e të plagosurve janë nga përleshjet në Veternik, ka thënë Sejdiu. Ndërsa protesta e mbajtur nga studentët në Prishtinë ka kaluar pa incidente. Kërkesa kryesore e tyre ishte dhënja e kompetencave Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
PRISHTINË
Përfaqësuesit e tri partive më të mëdha politike të Kosovës, deklaruan sot në sesionin e rregullt plenar të Kuvendit, se rrugëdalja e vetme për të qetësuar gjendjen në vend dhe në rajon, është shpallja e Kosovës shtet i pavarur. Deputetët pasi nderuan me një minutë heshtje të vrarët në përleshjet e djeshme, kërkuan që protestat të ndërpriten dhe problemi i krijuar t’u kalojë për zgjidhje institucioneve të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në emër të Parlamentit kërkoi nga qytetarët që t’u kthehen punës dhe jetës normale.
XS
SM
MD
LG