Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kordinatori i Posacëm i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek ka dënuar shpërthimin e dhunës në Kosovë. "Autorët e këtyre akteve duhet ta dinë se rreth i tyre i pashpresë po reflekton negativisht mbi Kosovën dhe është një kthim pas në zhvillimet politike në Kosovë.
Njëherësh këto sulme po ndodhin kur rajoni i Evropës Juglindore ka bërë përparim të dukshëm drejt stabilizimit" ka deklaruar Busek.
Më tej në deklaratën e tij ai shton se të gjithë drejtuesit duhet t'i bashkangjiten UNMIK-ut në kërkesën për rivendosjen e dialogut.
Busek gjithashtu ka dënuar dhe dhunën në Serbi e Mal të Zi, e cila rezultoi me djegjen e disa objekteve të fesë islame.
LONDËR
Britania e Madhe ka deklaruar se po shqyrton kërkesën e NATO-s për 500 trupa shtesë në Kosovë, për të vendosur kontrollin në vend pas incidenteve të dhunës që kanë filluar gjatë dy ditëve të fundit. Sipas burimeve të ministrisë britanike të mbrojtjes vendimi për dërgimin e trupave shtesë do të merret gjatë ditës së sotme. Në të tjera zhvillime Parlamenti i Austrisë ka miratuar rritjen e numrit të ushtarëve austriakë në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnjë. Ministri i mbrojtjes i Austrisë ka deklaruar se ky hap dëshmon se përparësi në misionet e ardhshme ndërkombëtare do ketë Everopa juglindore.
XS
SM
MD
LG