Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ka shtuar numrin e forcave të sigurisë në kufirin me Kosovën, vecanërisht në rajonin e Luginës së Preshevës.
Në të tjera zhvillime shefi i shtatmadhorisë së Serbisë e Malit të Zi, Branko Kërga, ka deklaruar se angazhimi i mundshëm i ushtrisë së këtij vendi në Kosovë duhet të jetë në përputhje me rezolutën 12-44. Megjithatë komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Në të tjera zhvllime kryetari i Parlamentit të Vojvodinës, Nenad Canak, lidhur me zhvillimet në Kosovë ka thënë se deklaratat e Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës ishin sinjal për ndërmarrjen e aksioneve në shkallë të gjerë me qëllim pastrimin etnik. Dhe kjo pasi kur përmendet se dicka do ndahet shtrohet pyetja se kujt cfarë dhe sa do t'i takojë.
Më tej Canak ka thënë se ata që i gjykuan sulmet në Kosovë vetë u shndërruan në terroristë.
XS
SM
MD
LG