Ndërlidhjet

BEOGRAD


Dy xhami janë shkatërruar në Nish dhe Beograd gjatë natës së shkuar nga turma të pakontrolluara protestuesish.
Xhamia e shkatërruar në Beograd ishte ndërtuar në vitin 1690.
Protestuesit gjithashtu kanë dalë edhe sot para ndërtesës së qeverisë duke hedhur parulla antishqiptare. Policia ka shpërndarë me gaz lotsjellës qindra demonstrues përpara përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd.
Në të tjera zhvillime ekipi i Ambasadës kroate në Beograd është evakuuar, pasi një grup protestuesish kanë sulmur gjatë ditës me gurë dhe mjete të tjera ndërtesën.
Protestuesit kanë goditur dhe Ambasdën gjermane, derisa mbrëmë të njëjtat sulme kanë pasur si cak ambasadën e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG