Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kordinatori i Posacëm i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek ka dënuar shpërthimin e dhunës në Kosovë. "Autorët e këtyre akteve duhet ta dinë se rreth i tyre i pashpresë po reflekton negativisht mbi Kosovën dhe është një kthim pas në zhvillimet politike në Kosovë.
Më tej në deklaratën e tij ai shton se të gjithë drejtuesit duhet t'i bashkangjiten UNMIK-ut në kërkesën për rivendosjen e dialogut.
Busek gjithashtu ka dënuar dhe dhunën në Serbi e Mal të Zi, e cila rezultoi me djegjen e disa objekteve të fesë islame.
TIRANË
Parlamenti i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të dy ditëve të fundit të dhunës në Kosovë. Drejtuesit kryesorë të vendit dhe përfaqësuesit e partive politike kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
BEOGRAD
Serbia ka shtuar numrin e forcave të sigurisë në kufirin me Kosovën, vecanërisht në rajonin e Luginës së Preshevës.
Në të tjera zhvillime shefi i shtatmadhorisë së Serbisë e Malit të Zi, Branko Kërga, ka deklaruar se angazhimi i mundshëm i ushtrisë së këtij vendi në Kosovë duhet të jetë në përputhje me rezolutën 12-44. Megjithatë komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Në të tjera zhvllime kryetari i Parlamentit të Vojvodinës, Nenad Canak, lidhur me zhvillimet në Kosovë ka thënë se deklaratat e Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës ishin sinjal për ndërmarrjen e aksioneve në shkallë të gjerë me qëllim pastrimin etnik. Dhe kjo pasi kur përmendet se dicka do ndahet shtrohet pyetja se kujt cfarë dhe sa do t'i takojë.
XS
SM
MD
LG