Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Schefer e ka refuzuar kërkesën e unionit Serbi-Mali i Zi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Unionit Boris Tadiq.
"Ai e hodhi poshtë kërkesën tonë, dhe jam në pozitë të vështirë si ministër i Mbrojtjes, sepse më duhet të shpjegoj përse s'mund t'i dërgoj trupat tona për t'i mbrojtur jetët në Kosovë", ka thënë Tadiq.
Sipas tij, sekretari i përgjithshëm i aleancës Jaap de Hoop Schefer, i ka thënë se NATO-ja duhet që detyrimet ndaj serbëve në Kosovë t'i përmbushë në bazë të marrëveshjes teknike të Kumanovës.
Kreu i NATO-s ndërkaq tha se KFOR-i në Kosovë bën gjithçka që është në mundësitë e tij, por përgjegjësia kryesore bie mbi bashkësitë etnike.
"Siç e dini, sot arritën trupa tjerë. Në Kosovë po bëhet një punë e mirë, e vështirë por e mirë. Për këtë është edhe KFOR-i, i cili është përforcuar. Nuk e përjashtoj mundësinë që në ditët tjera të ketë përforcime të reja", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Schefer.
XS
SM
MD
LG