Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i jashtëm britanik Jack Straw ka dënuar dhunën në Kosovë, por ka përsëritur faktin se ndërhyrja në ish-Jugosllavi ka qenë e domosdoshme dhe se zgjidhja e problemeve merr kohë.
"Ka ndarje të thella historike, ndarje të cilat vazhdojnë prej shekujsh në të gjithë Ballkanin dhe shumë nga këto mosmarrëveshje historike i shohim dhe në ndarjen ekzistuese mes komuniteteve në Kosovë. Ndërtimi i vendeve nuk është një çështje e lehtë", tha Straw.
Më tej duke mbrojtur politikën e ndjekur nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë Straw ka shtuar.
"Çfarë do të kishte ndodhur nëse ne do të lejonim që në oborrin tonë të ndodhte pastrimi etnik, gjenocidi brutal dhe kasapana, pa u ndëshkuar. Nuk ka pasur alternativë tjetër veçse të ndërhynim në Kosovë. Ka qenë e drejtë ndërhyrja dhe ne do të qëndrojmë atje", deklaroi sekretari i jashtëm britanik Jack Straw.
XS
SM
MD
LG