Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i cili po zhvillon një vizitë të papritur në Irak, ka mbrojtur aktivitetin e deritanishëm të trupave të koalicionit. Powell ka theksuar se nuk është kohë për të zvogëluar përpjekjet në luftën kundër terrorizmit.
"Terrori ka qenë thuajse gjithmonë i pranishëm, po tani po shfaqet në forma të ndryshme dhe më të dhunshme, sic ishte rasti i Spanjës. Prandaj nuk është koha të themi se po ndalemi në luftën kundër terrorizmit dhe po tërhiqemi. Është momenti të dyfishojmë përpjekjet tona në të gjitha drejtimet, përfshi rendin apo shërbimet e inteligjencës, në mënyrë që të përballemi me këtë sfidë që po qëndron para nesh dhe jo t'i fshihemi, pasi ajo do na ndjekë", tha Powell në Irak.
Gjatë konferencës së shtypit, që Sekretari amerikan i Shtetit mbajti në Irak, rreth 20 gazetarë arabë u larguan nga konferenca në shenjë proteste për vrasjen e dy gazetarëve gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG