Ndërlidhjet

KABUL


Forcat amerikane në Afganistan kanë filluar sulmet ajrore në zonat në qendër të vendit, ku besohet se gjenden besnikë të talibanëve të rrëzuar.
Zëdhënësi i forcave amerikane Bryan Hilferty lidhur me aksionet në fjalë ka deklaruar:
"Operacionet e forcave të koalicionit dhe ushtrisë afgane vazhdojnë në rajonin e Uruzganit. Mëngjesin e sotëm kemi risulmuar armiqtë me ndihmën e drejtpërdrejtë të njësive të mbrojtjes ajrore."
Gjatë sulmeve të 24 orëve të fundit në këtë rajon kanë humbur jetën dy ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG