Ndërlidhjet

logo-print

BRATISLLAVË


Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i cili po merr pjesë në një takim të vendeve të Evropës Lindore, që po zhvillohet në Bratisllavë të Sllovakisë, është deklaruar lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë:
"Nuk mendoj se ato që kanë ndodhur do të kthejnë procesin pas apo sic ka qenë në të kaluarën. Mendoj se ky është një reagim njerëzor, dhe kjo pasi reagimet emocionale spontane janë të vështira për t'u kontrolluar", tha Nano. Më tej Nano ka folur për qëndrimin e Shqipërisë ndaj ngjarjeve në Kosovë:
"Ne nuk do të rreshtim së kërkuari që të punojmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që UNMIK-u dhe KFOR-i së bashku me drejtuesit shqiptarë e serbë të dinamizojnë procesin e ndërtimit të institucioneve të përbashkëta."
XS
SM
MD
LG