Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë në rajonin e Anbarit, në perëndim të Irakut. Polonia ka bërë të ditur se trupat e saj do qëndrojnë në Irak për aq kohë sa të jetë e nevojshme, megjithë deklaratat e presidentit polak Kvashnjevski, se Uashingtoni e ka keqdrejtuar Varshavën lidhur me armët e shkatërrimit në masë të Irakut.
Ndërsa Koreja e Jugut ka bërë të ditur se për arsye sigurie do të rishohë planin për vendosjen e trupave koreano-jugore në Kirkuk të Irakut.
Pas deklaratave të Spanjës për tërheqjen e trupave nga Iraku pas 30 qershorit të ardhshëm, shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka thënë se nuk është e mencur të zvogëlohet në këto momente numri i trupave në Irak.
XS
SM
MD
LG