Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar shpërthimin e fundit të dhunës në Kosovë dhe e ka cilësuar atë si "pastrim etnik".
"Edhe kolegët tanë në perëndim e kanë pranuar se aktet e fundit nuk janë gjë tjetër vecse patrim etnik dhe duhet të ketë veprime të ashpra në mbrojtje të serbëve në këtë rast", ka deklaruar Putin.
Shefi i Kremlinit ka thënë se Rusia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe ka kërkuar nga KFOR-i të ndalë dhunën ndaj popullsisë serbe në Kosovë.
Putini ka urdhëruar ministrin për gjendje të jashtëzakonshme Sergei Shoigu, të shkojë në Serbi e Mal të Zi dhe t'i ofrojë ndihmën e nevojshme refugjatëve serbë atje.
XS
SM
MD
LG