Ndërlidhjet

logo-print

SIDNEJ


Mijëra njerëz kanë filluar protestat në Australi dhe Azi për të shënuar një vjetorin e luftës në Irak. Në Australi protesta ka pasur në disa qytete, derisa në Seul të Koresë së Jugut rreth 1'500 studentë kanë protestuar në mënyrë paqësore.
Duke folur përpara protestuese në Sidnej, ish analisti i shërbimve të inteligjencës, Endrju Uilke tha:
"Ju do të dukeni mjaft mirë në faqet e historisë nesër, derisa njerëz si kryeministri i Australisë, apo ministri i jashtëm dhe të tjerët që mbështetën luftën do jenë të harruar."
Protesta ka pasur edhe në Japoni, derisa priten demonstrime edhe në Londër, Madrid e Romë. Në Shtetet e Bashkuara do të ketë rreth 200 protesta në pjesë të ndryshme të vendit.
XS
SM
MD
LG