Ndërlidhjet

BETEJA PËR PAQJEN NË KOSOVË NUK KA PËRFUNDUAR


Shtypi për zhvillimet e fundit në Kosovë


E përditshmja londineze, "Dejli Telegraf", në artikullin e titulluar "Në Kosovë, e fituam luftën por nuk e ruajtëm paqen", pos tjerash, shkruan se "do të ishte gabim të hedhet posht ajo që është bërë në Ballkan. Prania e paqeruajtësve ka shpëtuar shumë jetë". Por, shkruan Dejli Telegraf, "është thellësisht depresive se, gjatë dekadës së shkuar, është bërë shumë pak në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme". Kjo gazetë, konstaton, se komuniteti ndërkombëtar mbetet jo-efektiv në promovimin e progresit politik, që pason vendosjen e ushtarëve.
E përditshmja "Çikago Tribjun", në artikullin me titull "NATO-ja vepron për ta ndalur dhunën në Kosovë" shkruan, pos tjerash, se "thelbi i trazirave është e ardhmja e pazgjidhur e Kosovës. Prej luftës në vitin 1999, Kosova ishte nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara me mbështetjen e NATO-s. Afro 2 milionë shqiptarë, që përbëjnë 90% të popullësisë, po kërkojnë pavarësi. Serbët insistojnë se Kosova, duhet të mbetet pjesë e Serbisë".
"Çikago Tribjun" mëtutje shkruan se liderët evropianë janë të shqetësuar se trazirat e vazhdueshme do të mund e dobësonin qëndrimin e NATO-s në rajon, ku paqeruajtësit ndërkombëtar janë vendosur në vitin 1995, pas luftës së Bosnjës. Zjarri që iu vu një kishe ortodokse nga ana e radikalëve myslimanë në qytetin Bugojno të Bosnjës, paralajmëron se dhuna në Kosovë mund të zgjerohet në vendet fqinje, shkruan "Çikago Tribjun".
E përditshmja "Uashington Post", në artikullin me titull "Shqiptarët fajësohen për trazirat në Kosovë" shkruan se "dhuna që shpërtheu në Kosovë, me ç'rast 28 persona humbën jetën dhe zhvendosën afro 3 500 serbë nga shtëpitë e tyre, ishte pjesërisht e orkstruar nga grupet ekstremiste shqiptare, sipas Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s dhe sipas vëzhguesve shqiptarë".
"Uashington Post" mëtutje shkruan se "dhuna filloi të mërkurën pas raporteve se tre fëmijë shqiptarë janë mbytur në lum në afërsi të qytetit etnikisht të ndarë të Mitrovicës". Mëtutje, kjo gazetë, shkruan se shqiptarët i akuzojnë serbët për detyrimin e djemve që të mbyten në ujë. Prej të premtes, dhuan anti-serbe u përhap në gjithë Kosovën, shkruan, pos tjerash "Uashington Post".
Në këtë artikull mëtutje shkruan se "detyra për ta krijuar një paqe përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ende nuk ka përfunduar".
"Sipas Kombeve të Bashkuara, serbët dhe shqiptarët do të jetojnë të barabartë në Kosovë, pavarësisht se a do të shpallet Kosova e pavarur ose do të mbetet nën kontrollin e Serbisë. Por, administratorët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë thonë se sulmet e fundit i kanë shkatërruar gjasët për pajtim", shkruan Uashington Post.
E përditshmja londineze "Independent", boton artikullin me titull "NATO kërkon nga liderët kosovarë që ta ndalin dhunën". Në këtë aspekt shpjegohet se aleanca u ka thënë liderëve shqiptarë të Kosovës se kanë "përgjegjësi të madhe" për ta ndalë dhunën etnike që shkaktoi shumë vdekje dhe përhapi frikën e ri-përtritjes së luftës.

XS
SM
MD
LG