Ndërlidhjet

WANA, PAKISTAN


Zyrtarët e shërbimeve pakistaneze të zbulimit po marrin sot në pyetje më shumë se 100 luftëtarë të arrestuar në betejat kundër të dyshuarve të Al-Qaidas dhe përkrahësve lokalë në kufijtë me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral-majori, Shaukat Sultan ka thënë se shërbimet e zbulimit të ushtrisë po i marrin në pyetje 100 persona uzbekë, çeçenë, arabë dhe pashtunë lokalë, të arrestuar gjatë katër ditësh të luftimeve të ashpra rreth vendstrehimeve të dyshuara të Al-Qaidas. Zyrtarët pakistanezë besojnë se 500 luftëtarë të përbetuar të vendosur në Vaziristanin jugor mund të jenë duke mbrojtur një udhëheqës militant nga Azia Qendrore, por nuk kanë treguar identitetin e tij.
XS
SM
MD
LG