Ndërlidhjet

LONDËR


Shefi i policisë londineze Sir John Stevens ka thënë sot se Evropa duhet të gjejë mënyra më të mira të koordinimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të zbulimit kundër terrorizmit ndërkombëtar. Komentet e komisionerit Stivenes kanë ardhur pasi zyrtarët e shërbimeve emergjente britanike kanë tërhequr vërejtjen se Britania nuk është është e pargatitur për t'u përballur me ndonjë sulm terrorist në vend. Sir Stivens ka thënë se Evropa duhet të gjejë mënyra më efikase të shpërndarjes dhe analizimit të të të dhënave të kundërzbulimit mbi terrorizmin, duke e parë policinë Europol, si model të mirë për këtë.
XS
SM
MD
LG