Ndërlidhjet

logo-print

TAIPEH


Disa mijëra përkrahës të opozitës kanë demonstruar sot në Taipei, kryeqytet i Tajvanit, duke e akuzuar presidentit tajvanez, Chen Shui-bian të ketë përgatitur tentimvrasjen kundër tij në mënyrë që t'i kthente zgjedhjet në favorin e tij. Protestuesit që jnë mbledhur përpara zyrës së presidentit, kanë kërkuar rinumërimin e votave, ndërkohë që rezultatet zyrtare tregojnë se Chen ka fituar në zgjedhjet e djeshme presidenciale me një dallim prej vetëm 30 mijë votash. Lideri opozitar Lien Chan ka kërkuar rinumërimin e menjëhershëm të votave, ndërsa gjyqi suprem i Tajvanit ka urdhëruar që kutitë e votimeve të sigurohen për të penguar keqpërdorimet.
XS
SM
MD
LG