Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat izraelite kanë vrarë sot së paku pesë palestinezë në një aksion kundër militantëve të dyshimtë në Gazën jugore. Agjencia e lajmeve AFP ka njoftuar se një palestinez është vrarë bashkë me gruan e tij, në kohën kur po përpiqej t'i shmangej arrestimit. Tre pesona të tjerë janë vrarë në shkëmbim zjarri. Edhe disa palestinezë dhe ushtarë izraelitë janë plagosur gjatë aksionit, në të cilin janë shkatërruar edhe tri shtëpi.
Lidhur me ngjarjen, Dore Gold, këshilltar i kryeministrit izraelit Ariel Sharon tha se "Izraeli sërish nuk pati zgjidhje – ishte i detyruar për të shpërndarë infrastrukturën terroriste në rripin e Gazës, pasi ky rrjet terrorist kërcënon, jo vetëm izrealitët, por edhe palestinezët dhe arabo-izraelitët, tha Gold.
XS
SM
MD
LG