Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë gjendjen në Kosovë në një takim që po zhvillohet në Bruksel.
Ata gjatë debatit kanë dënuar aktet e dhunës, vecanërisht ato kundër përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare si dhe kundër objekteve fetare dhe kulturore.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës, posacërisht ata shqiptarë, që të marrin masa konkrete kundër dhunës dhe kanë theksuar se akte të tilla vënë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të Kosovës.
Të mërkurën Kosovën do ta vizitojë dhe shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana.
XS
SM
MD
LG