Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka dënuar "vrasjen pa gjyq", të udhëheqësit të grupit militant palestinez, Hamas, Sheik Ahmed Jasin.
Vrasja e sheik Ahemd Jasin vetëm sa dëmton luftën kundër terrorizmit kanë bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit, të mbledhura në Bruksel.
Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana e ka cilësuar vrasjen në fjalë si "një lajm shumë të keq."
Vendet arabe kanë shprehur shqetësimin se kjo vrasje do cojë në përshkallëzim të dhunës.
Ministri i jashtëm Britanik Jack Straw ka dënuar sulmet si shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Derisa Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të dyja palëve në konfliktin izraelito-palestinez të tregohen të përmbajtura. Me këtë rast Condolessa Rice, këshillëtarja për siguri kombëtare e presidentit Bush tha:
"Duhet të kujtojmë se Hamasi është një organizatë terroriste dhe Sheik Jasini besojmë se ka qenë personalisht i përfshirë në planifikimin e akteve terroriste. Por dua të theksoj se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të infromuara më parë për këtë sulm."
XS
SM
MD
LG