Ndërlidhjet

SOLANA:"DHUNA NË KOSOVË DËMTOJ ÇDO GJË"


Havier SOLANA, shef për Siguri dhe politikë të Jashtme të BE-së


RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë prisni konkretisht nga liderët kosovarë, në çastet kur shumëkush pak a shumë është i zhgënjyer me ta. Çfarë mund të bëjnë ata që të rivendosin kredibilitetin e tyre?

HAVIER SOLANA
Ata duhet të sillen sipas standardeve të cilat i kemi përcaktuar mjaft qartë. Nuk është mirë që të mos reagojnë konkretisht në një mënyrë të qartë ndaj djegies së shtëpive, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shikoni çfarë kemi tani - janë mijëra njerëz të shpërngulur pesë vjet pas. Dua të them se është vërtet absurde që liderët e Kosovës, njerëzit e Kosovës, 5 vjet pasi forcat shumëkombëshe të KFOR-it dhe Kombeve të Bashkuara i ndihmuan ata, të bëjnë po të njëjtën gjë me njerëz të tjerë. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe këtë ata duhet ta dijnë.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa ish - diplomatë të lartë, përfshirë ata që punojnë për Bashkimin Evropian si ambasadori Petriç, Richard Holbrooke, etj, thonë se zgjidhja e statusit të Kosovës tash duhet të përshpejtohet.....

HAVIER SOLANA
Respektoj pozicionin e shumë prej këtyre analistëve, dhe njerëzve që përmendët, respektoj emrat që përmendët, i njoh ata, por nuk është një pozicion i Bashkimit Evropian. Pozicioni i Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar ka qenë "standardet para statusit". Dhe standardet përfshijnë shumë gjëra. Ne po punonim për to, por për fat të keq u ndërprenë nga dhuna e fundit.

RADIO EVROPA E LIRË
A mundet ky fakt të dëmtojë bisedimet për statusin vitin tjetër?

HAVIER SOLANA
Kjo mund të dëmtojë gjithëçka. Dëmton kredibilitetin dhe respektin e ndërkombëtarëve për liderët politikë. Si rrjedhojë ata duhet të bashkëpunojnë dhe të rivenë në vend besimin për ta në mes njerëzve të tyre, në marrëdhëniet me Serbinë, në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar. Kam mundur të shoh në një kishë serbe të shkatërruar serbe në Kosovë një grafit ku shkruante: "Vdekje serbëve", dhe "Posht UNMIK-u". Nëse ky është sentimenti i përgjithshëm i njerëzve të Kosovës dhe nëse liderët pajtohen me diç të tillë, atëhere e gjithë kjo nuk është mënyrë për të ecur përpara.
XS
SM
MD
LG