Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i jashtëm serbo-malazez, Goran Svilanovic i ka dërguar një letër ankese Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, lidhur me deklaratat e shefit të UNMIK-ut Hari Holkeri në mediat amerikane. Sipas Svilanovicit, Holkeri qëllimisht synon të zvogëlojë shkallën e dhunës kundër serbëve gjatë javës së kaluar.
Edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi, Boris Tadic, ka ftuar shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri që të japë dorëheqjen për shkak të deklaratës se "termi pastrim etnik është tepër i rëndë për të emërtuar atë që ka ndodhur në Kosovë, gjatë ditëve të fundit".
Ministri Tadic ka shtuar se lobistët shqiptarë në Amerikë këtë deklaratë do ta shfrytëzojnë për të relativizuar dhunën kundër serbëve.
"Deklaratat e Holkerit u paraprinë ofensivave të reja politike që shqiptarët do t'i ndërmarrin me qëllim të presionit ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të relativizuar dhunën ndaj serbëve", ka thënë ministri serbo-malazez i Mbrojtjes, Boris Tadic.
XS
SM
MD
LG