Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar luftën kundër terrorizmit.
Ministrat miratuan krijimin e një zyre, e cila do të bashkërendojë veprimtaritë anti-terroriste në gjithë Evropën. Njëherësh është kërkuar nga vendet anëtare të shpejtojnë zbatimin e legjistlacionit ekzistues kundër terrorizmit.
Në të tjera zhvillime policia polake ka arrestuar katër persona, tre pakistanezë dhe një ukrainas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete terroriste.
Gjatë ditës në Dublin të Irlandës ka nisur takimi i ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit, i cili gjithashtu do diskutojë luftën kundër terrorizmit, në dritën e sulmeve të 11 marsit në Madrid ku humbën jetën 202 vetë.
XS
SM
MD
LG