Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Serbisë e Malit të Zi Vojisllav Koshtunica tha se po e kërkon mbështetjen e BE-së për decentralizimin e pushtetit në Kosovë.
Pas takimit në Bruksel me kryetarin e Komisionit Evropian Romano Prodi, Koshtunica tha se "kantonizimi" i Kosovës do të ishta garancë për të drejtat e serbëve dhe pakicave tjera.
"Aktualisht, ideja nuk është e re dhe nuk është diçka që ka dalë nga Serbia dhe Mali i Zi. Ajo për herë të parë u përmend nga Këshilli i Evropës, si një nga format e ndryshme të autonomisë dhe decentralizimit që do ta mbështeste demokratizimin e mëtejmë në Kosovë, dhe do t'i mbronte të drejtat e serbëve dhe bashkësive joshqiptare. Qëllimi është mbrojtja e të drejtave të njeriut", tha Koshtunica.
Emma Udwin, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, tha se blloku nuk ka qëndrim formal mbi planin, por shtoi se BE-ja nuk do të mbështeste asgjë që do ta minonte administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG