Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite të sigurisë janë në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimeve të frakcioneve militante palestineze për t'u hakmarrë ndaj vrasjes së liderit shpirtëror dhe themeluesit të Hamasit, Sheik Ahmad Yassin.
Ministri i Mbrojtjes Shaul Mofaz tha se goditja e vendosur kundër Hamasit do t'u sjellë më shumë siguri izraelitëve.
Kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave izraelite Moshe Yaalon, vrasjen e përshkroi si strategji në luftën kundër terrorizmit.
"Pikëpamja jonë është se heqja e kokës së infrastrukturës terroriste është një nga mjetet në strategjinë e luftës kundër terrorizmit", tha Yaalon.
Vrasjen e dënuan sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh tjera, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se janë "thellë të shqetësuara" nga situata, dhe bënë thirrje për qetësi, ndonëse nuk iu bashkangjitën dënimeve.
XS
SM
MD
LG