Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Abdel Aziz Rantissi është zgjedhur lideri i ri i Hamasit, pas vrasjes së liderit shpirtëror dhe themeluesit të grupit militant islamik.
Rantissi tha se do ta ndjekë politikën e njëjtë të paraardhësit të tij Sheik Ahmad Yassin.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit Shaul Mofaz tha se goditja e vendosur kundër Hamasit do t'u sjellë më shumë siguri izraelitëve.
Kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave izraelite Moshe Yaalon, vrasjen e liderit të Hamasit e përshkroi si strategji në luftën kundër terrorizmit.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Izraelit të vetëpërmbahet sa më shumë të jetë e mundur në aksionet ndaj palestinezëve.
XS
SM
MD
LG