Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komisioni i pavarur, që i heton sulmet terroriste të 11 Shtatorit, tha se zyrtarët e qeverisë janë dakorduar se Shtetet e Bashkuara do të duhej t'i përmbysin sundimtarët talibanë, nëse ata do të refuzonin ta dërgojnë Osama bin Ladenin.
Sekretari i shtetit Colin Powell i tha komisionit se ekipi për sigurinë kombëtare e kishte kuptuar se terrorizmi do duhej të jetë ndër prioritetet më kryesore.
Në dëshminë e saj, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright tha se Clintoni dhe këshilltarët e tij bënë gjithçka për të mundur Al Kaidën, rrjetin që u akuzua për sulmet e 11 Shtatorit.
"Gjithashtu duhet të përkujtojmë se Al Kaida nuk është një bandë kriminale, e cila thjesht duhet të kapet dhe futet prapa grilave. Ajo është qendër e një virusi ideologjik, i cili krejtësisht i ka ndërruar menjet e mijëra njerëzve dhe i ka shtrembëruar mendimet e miliona të tjerëve. Derisa të gjendet ilaçi i vërtetë, virusi do të vazhdojë të përhapet", tha Albright.
Raporti i panelit gjithashtu e përshkroi Arabinë Saudite si "aleat problematik në luftimin e eklstremizmit islamik".
XS
SM
MD
LG