Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një polic ndërkombëtar dhe një vendës janë vrarë mbrëmë vonë, ka informuar policia ndërkombëtare në Prishtinë. Policia e Kosovës ka thënë sot se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë. Është raportuar se incidenti kishte ndodhur në fshatin Shakovicë, 25 kilometra në veri-lindje të Prishtinës. Zyrtarë të lartë të administratës ndërkombëtare dhe të policisë në Kosovë kanë thënë sot se "është me rëndësi që tash të mos bëhen përpjekje që kjo vrasje e policëve të ndërlidhet me ngjarjet e fundit".
XS
SM
MD
LG