Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Dhuna etnike në Kosovë është e patolerueshme, kanë thënë sot diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian. Ata kanë ftuar që shumica shqiptare dhe pakica serbe duhet të mësohen të jetojnë së bashku.
"Unë jam i dëshpëruar dhe i tronditur" – tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana. Ai mëtutje ka thënë se Kosova duhet të jetë vendi ku të gjitha komunitetet do të jetojnë së bashku. Komisionari i Bashkimit Evriopian për politikë të jashtme, Chris Patten, i cili së bashku me zotin Solana qëndroi në Prishtinë, tha se "udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhet të tregojnë lidership të vërtetë, sepse nëse nuk e bëjnë këtë perspektiva e Kosovës do të jetë e keqe".
XS
SM
MD
LG