Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në manifestimin me rastin e shënimit të pesëvjetorit të bombardimeve të Natos, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se "kosovarët gjithmonë do të jenë mirënjohës për Bashkësinë ndërkombëtare dhe për Naton që ndihmuan në çlirimin e Kosovës". Në këtë manifestim, në shenjë të falënderimit, pjesëtarëve të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare iu dhanë lule.
Në mesazhin e tij, me rastin e pesëvjetorit të bombardimeve të Natos, kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, tha se "objektiv i madh i popullit dhe i qytetarëve është njohja formale dhe e shpejtë e pavarësisë së Kosovës". Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri, në ditën e përvjetorit, kërkoi izolimin e atyre që u "përpoqën ta shkatërrojnë ardhmërinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG