Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Në një mesazh dërguar kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e pesëvjetorit të bombardimeve të Natos, presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, pos tjerash, ka thënë se "Natoja me aktin e vet historik i dha goditjen përfundimtare njërit prej regjimeve kriminale në botë, ndali gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe parandaloi katastrofën humanitare më të madhe që ka njohur Evropa që nga Lufta e Dytë botërore". Në këtë mesazh të zotit Moisiu mëtutje thuhet se "respekti i thellë dhe mirënjohja e lartë e të gjithë shqiptarëve i adresohet Natos, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera anëtare". Në fund të këtij mesazhi të presidentit Moisiu, dërguar presidentit Rugova, thuhet se "ngjarjet e fundit tregojnë dhe njëherë se sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është përshpejtimi i procesit për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës".
XS
SM
MD
LG