Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në paraqitjen e tij të sotme para komisionit që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara, drejtori i agjencisë CIA, George Tenet tha se "administrata kishte punuar shumë para 11 Shtatorit, për të hartuar një kornizë të plotë për tu marrë me al-Qaidën, që ishte e bazuar në informatat më të mira të zbulimit".
Mëtutje, drejtori i agjencisë CIA tha:
- Ne, sigurisht, e kuptonim se ata kishin fleksibilitet operacional për të vendosur se çka do të bëjnë, por komploti i 11 shtatorit, ishte në rrugën e tij. Vrasja e një personi, qoftë edhe bin Ladeni në këtë kontekst, nuk besoj se do të na kishte ndihmuar për ta ndalur këtë komplot.
Në një raport të anëtarëve të Komisionit, që po heton sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, thuhet se kishte një konfuzion gjatë të dy administratave, asaj Clinton dhe Bush, lidhur me çështjen se a kishte qenë CIA e autoriziar për ta vrarë bin Ladenin apo jo.
XS
SM
MD
LG