Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Presidenti amerikan, George Bush, në një bisedë telefonike mbrëmë vonë, "e falënderoi kancelarin gjerman, Schroeder për pozicionin e tij të qartë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, veçanërisht në kontekstin e sulmeve në Madrid dhe për përkushtimet e tij në Ballkan dhe në Afganistan" – ka thënë zëdhënës i qeverisë në Berlin, Thomas Steg. Ai mëtutje ka theksuar se "të dy palët u pajtuan që terrorizmi ndërkombëtar duhet të luftohet me aksion të përbashkët pasi ai kërcënon në mënyrë të barabartë Bashkimin Evropian dhe Amerikën". Siç informon mëtutje agjencia DPA, në bisedën telefonike që zgjati 15 minuta, zoti Bush e falënderoi kancelarin gjerman për dërgimin e 600 trupave paqeruajtëse shtesë në Kosovë, duke e ngritur numrin e trupave gjermane atje në 3800.
XS
SM
MD
LG