Ndërlidhjet

MITROVICE


Koalicioni serb "Kthimi" pas një mbledhjeje që zhvilloi në Mitrovicë ka dënuar ashpër, sic është thënë, spastrimin etnik të serbëve nga Kosova dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit, Bashkimti Evropian dhe Këshillit të Evropës për të kërkuar ndihmë në mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Dragisha Kërstovic nga ky koalicion ka paralajmëruar se ligjvënësit serbë nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës për shkak të, sic tha, rrethanave të jashtëzakonshme. Në emër të koalicionit ai gjithashtu ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të projektit për decentralizimin dhe kthimin masiv të serbëve të zhvendosur.
MITROVICË
Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës dhe liderët e Këshillit Nacional Serb kanë kërkuar ndjesë nga komanda e KFOR-it per sulmin dhe plagosjen e dy ushtarëve të NATO-s që ka ndodhur mbrëmë. Agjencitë serbe të lajmeve bëjnë të ditur se serbët nga Mitrovica e kanë zënë dhe ia kanë dorëzuar policisë së UNMIK-ut, Zhivojin Cvetkoviqin, i cili sipas tyre ka kryer sulmin.
XS
SM
MD
LG