Ndërlidhjet

BERLIN/BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi, Goran Svilanoviq ka thënë se qëndrimi gjerman ishte shtruarja e rrugës për pavarësinë e Kosovës. ai ka thënë se Gjermania i ka bllokuar përpjekjet e Beogradit për të formuluar qartë një rezolutë në KS të OKB-së, për siç ka thënë ai, shtypjen e shumicës shqiptare ndaj pakicës serbe në Kosovë, pas shpërthimit të dhunës vdekjeprurëse.
Svilanoviq ka thënë se Beogradi dëshironte një rezolutë për të dënuar përpjekjet e shqiptarëve për spastrimin etnik të Kosovës, mirëpo konkretisht gjermania e ka bllokuar atë, ka thënë Svilanoviq. Svilanoviq ka thënë gjithashtu se interesat e Sebrisë e Malit të Zi në këtë moment nryshojnë nga ato të Gjermanisë.
Mirëpo, Gjermania ka hedhur poshtw kwto pohime. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Walter Lindner tha se pohimet e Beogradit ishin të pasakta, duke precizuar se KS i ka ftuar të gjitha palët që të tregohen të përmbajtura.
XS
SM
MD
LG