Ndërlidhjet

HAGË


Ish kryetari jugosllav, Slobodan Milosheviq ka refuzuar të komentojë planet për emërimin e një gjykatësi të ri në gjyqin për krime të luftës që po mbahet kundër tij në Hagë. Në vend të kësaj, Milosheviq ka përsëritur kërkesën për t'u liruar, në mënyrë që të mund të përgatisë mbrojtjen.
Unë po ju kërkoj sërish që të më lini të lirë, pasi në këto kushte unë nuk jam në gjendje të ushtroj të drejtat që vetë m'i keni dhënë për mbrojtur veten, pasi unë nuk kam mundësi që lirisht dhe pa mbikëqyrje të komunikoj me dëshmitarët ptencialë, ka thënë Milosheviq, i cili në gjyqin e Hagës përballet me 66 akuza për krime të luftës, përfshirë edhe gjenocidin. Zhvillimet e reja kanë pasuar dorëheqjen e gjykatësit të deritashëm Richard May, për shkak të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG