Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Televizioni i Katarit, Al-Jazeera ka transmetuar një audioincizim që thuhet të jetë bërë nga Ayman al-Zaëahari, numri dy i al-Qaidas. Audioincizimi e quante tradhtar presidentin pakistanez Pervez Musharraf, ftonte popullin të ngritej kundër qeverisë së tij dhe u bënte thirrje ushtarëve pakistanezë të mos i bindeshin Musharrafit. Ndërkaq, në samitin e Bashkimit Evropian që ka filluar në Bruksel, pas sulmeve terroriste të 11 marsit në Madrid, është vendosur që Gijn Avries, ish-zëvendësministër i brendshëm i Holandës, të emërohet koordinator i BE-së për antiterrorizëm.
XS
SM
MD
LG