Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në një darkë të quajtur darka e bashkimit, ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Jimi Carter, si dhe zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen për kandidatin demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, senatorin John Kerry.
Me këtë rast, ish-presidenti Clinton ka deklaruar:




NC032609
Partia jonë ka një udhëheqës të ri. Ne e dimë se vendi po shkon në kah të gabuar dhe ai e di se si t'i vërë gjërat në drejtimin e duhur. Ndaj, nga ju kërkoj vetëm një gjë të thjeshtë - të shikoni kah John Kerry dhe t'i thoni atë që ai e ka përsëritur gjatë gjithë karrierës së tij: dërgojeni në Shtëpinë e Bardhë", tha Clinton. Vetë Kerry, ndërkaq theksoi se duhet punuar së bashku për të dërguar mesazhin në gjithë vendin për të rifituar demokracinë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG