Ndërlidhjet

HELSINKI


Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri ka thënë se "paqartësia e statusit final të Kosovës është një barrë për popull" dhe ka shtuar se "lëvizje të ndryshme nacionaliste, këtë situatë, e shohin si fyese". Por, është shprehur mëtutje Harri Holkeri, vendimi i shpejtë nuk është përgjigje adekuate. Këto komente zoti Holkeri i bëri në të përditshmen e Finlandës, Helsingin Sanomat. Agjencia Reuters mëtutjen transmeton se këto komente të kryeadministratorit të Kosovës, duket se ishin përgjigje drejtuar ish ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Holbrooke, i cili këtë javë ka thënë se dhuna në Kosovë ishte e parashikueshme pasi Bashkësia ndërkombëtare ishte shumë e ngadalshme në vendosjen e statusit final.
Zoti Holbrooke ishte shprehur se ai i kishte thënë zotit Holkeri, në muajin Tetor të vitit të kaluar, për të ndërmarrë aksion për përshpejtimin e bisedimeve për status dhe kishte tërhequr vërejtjen se nëse shtyrja vazhdon, atëherë dhuna do të mund të përshkallëzohej. Harri Holkeri i tha së përditshmes Helsingin Sanomat se kërkohet që Kombet e Bashkuara ta ndërrojnë dhe ta ripërtrijnë strategjinë, por ai nuk tha se si do të bëhet kjo. Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri tha se "ky shumë – etnicitet nuk po funskionon ashtu siç ishte planifikuar".
XS
SM
MD
LG