Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë ka dënuar fuqishëm vrasjen e dy policëve në Kosovë. Policët, njëri nga Gana e tjetri nga Kosova, ishin vrarë të martën. Në kumtesë, pos tjerash, thuhet se "anëtarët e Këshillit përsërisin se çdo sulm kundër pranisë ndërkombëtare dhe organeve të ndjekjes në Kosovë është i pa-tolerueshëm". U kërkua që personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG