Ndërlidhjet

FUERIGEN, ZVICËR


Ministri i jashtëm i Turqisë ka ftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë për t'i dhënë fund ngecjes në bisedimet me Greqinë për ribashkimin e Qipros. Thirrja ka ardhur në kohën kur përfaqësuesit e turqve dhe grekëve qipriotë po negociojnë në Zvicër një plan të sponsoruar nga Kombet e Bashkuara për bashkimin e Qipros. Plani është një përpjekje për ta ribashkuar ishullin, para se ai t'i bashkohet Unionit Evropian më 1 maj. Një diplomat turk ka thënë se ministri i jashtëm i Turqisë, Abdullah Gul, i ka telefonuar sekretarit Powell për t'i shprehur shqetësimet e Turqisë rreth të drejtave ligjore në këtë plan. Diplomati ka thënë se sekretari Powell e ka siguruar ministrin Gul se Uashingtoni i kupton shqetësimet e Turqisë.
XS
SM
MD
LG