Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Qytetarët e Turqisë po votojnë sot në zgjedhjet lokale, në të cilat pritet që partia në pushtet e kryeministrit Recep Taip Erdogan të dalë mirë. Në anketat e bëra, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit Erdogan, një parti properëndimore dhe me sfond islamist, kryeson para partive rivale dhe pritet të fitojë në qytetet më të mëdha, si në Stamboll dhe Ankara.
Mirëpo, zgjedhjet kanë filluar me dhunë. Agjencia gjysmëzyrtare Anatolia ka njoftuar se një person është vrarë, ndërsa dhjetë janë plagosur në përleshjet ndërmjet rivalëve politikë disa orë para hapjes së vendvotimeve, në pjesë të ndryshme të Turqisë.
XS
SM
MD
LG